Napoli në kontakte me Adama Traoren

Napoli janë të interesuar të përforcojnë krahët e skuadrës dhe tashmë kanë shenjëstruar Adama Traore. Skuadra e Napoli është e interesuar të bëjë përforcimet e nevojshme për të vazhduar luftën për titull kampioni në Serie A. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Luciano Spalletti është i interesuar të gjejë lojtarë për krahët, në repartin ofensiv.…

Sport

14/12/2022 10:07

Napoli janë të interesuar të përforcojnë krahët e skuadrës dhe tashmë kanë shenjëstruar Adama Traore.

Skuadra e Napoli është e interesuar të bëjë përforcimet e nevojshme për të vazhduar luftën për titull kampioni në Serie A.

Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Luciano Spalletti është i interesuar të gjejë lojtarë për krahët, në repartin ofensiv.

Alfredo Pedulla thotë se Napoli kanë kontaktuar me përfaqësues të Adama Traore, për kartonin e tij, përcjell lajmi.net.

Napolitanët duan ta marrin lojtarin me parametra zero në sezonin e ardhshëm, kur kontrata e tij të skadojë.

Traore, në 168 ndeshje me Wolverhampton në Premier League ka regjistruar 18 asiste dhe ka shënuar 13 gola.

Ai pati edhe një periudhë huazimi te Barcelona gjatë sezonit të kaluar, ku dëshmoi cilësitë e tij. /Lajmi.net/