Napoli në çerekfinale

Napoli nuk lejoi befasi. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez mposhti Atalantan me rezultat 3:1 në San Paolo dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të ndeshet me Lazion. Giuseppe De Luca kaloi në epërsi mysafirët duke shënuar në minutën e 14’të, mirëpo Napoli u përgjigj menjëherë në sulmin pasues duke e…

Sport

15/01/2014 21:55

Napoli nuk lejoi befasi. Skuadra e trajnerit Rafael Benitez mposhti Atalantan me rezultat 3:1 në San Paolo dhe siguroi kualifikimin për në çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të ndeshet me Lazion.

Giuseppe De Luca kaloi në epërsi mysafirët duke shënuar në minutën e 14’të, mirëpo Napoli u përgjigj menjëherë në sulmin pasues duke e barazuar rezultatin nëpërmjet Jose Maria Callejon.

Pjesa e parë u mbyll me shifrat e barabarta, mirëpo ajo e dyta i takoi në tërësi Napolit. Lorenzo Insigne e përmbysi rezultatin në minutën e 72’të kurse fitoren dhe kualifikimin e vendasve e vulosi Callejon me golin e tij të dytë në ndeshje, dhjetë minuta para fundit.

Kështu, Napoli iu bashkua favoritëve të tjerë – në përjashtim të Interit të eliminuar – në çerekfinale të Kupës së Italisë.