Napoli mposht kampionin e Evropës në ‘Sao Paolo’

Napoli e ka nisur mjaft mirë edicionin e ri në Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2019 22:52

Ashtu sikurse sezonin e kaluar, skuadra e Ancelottit e ka mposhtur në fazën e grupeve Liverpooli, kampionin në fuqi të Evropës.

Ndeshja shkoi e baraspeshuar, por dy gola në fund të ndeshjes, i dhuruan fitoren 2-0 vendasve.

Dries Mertens shënoi nga pika e bardhë pë 1-0, pasi paraprakisht Adrian i mohoi një gol të sigurt belgut derisa se blerja e re Fernando Llorente (90+2′) të vuloste rezultatin 2-0.

Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Salzburg fitoi ndaj Genk me rezultat 6-2.

Ndeshjet e ardhshme në grupin E janë Liverpool – Salzburg dhe Genk – Napoli. /Lajmi.net/