Napoli mposht bindshëm Bayernin në kuadër të miqësoreve para-sezonale

Napoli dhe Bayerni janë përballur sot.

Sport

31/07/2021 18:45

Napoli ka arritur ta mposht Bayernin me rezultat 3-0 në kuadër të miqësoreve para-sezonale, shkruan lajmi.net.

Ndeshja nisi e baraspeshuar me të dyja skuadrat që patën raste të mira shënimi por pjesa e parë u mbyll 0-0.

Pjesa e dytë nisi me shumë ndryshime në fushë, ndërsa Napoli kishte iniciativën e ndeshjes dhe realizoi golin e parë në min e 70’ përmes Victor Osimhen.

Vetëm një minutë më vonë në min e 71’ realizoi sërish Osimhen për 2-0.

Goditjen përfundimtare Bayernit ja dha Zinedine Machach me golin e tij në min e 86’ për rezultatin përfundimtarë 3-0.

Kjo ndeshje do të iu shërbejë të dyja skuadrave për të parë formën aktuale të futbollistëve në prag të fillimit të sezonit të ri. /Lajmi.net/