Napoli me vështirësi triumfon ndaj Sampdorias, pikët e plota i arkëton edhe Lazio

Napoli ka mposhtur në udhëtim Sampdorian (0-2), derisa Lazio në fundin e ndeshjes arkëtoi pikët e plota ndaj Hellas Veronas (0-1).

Sport

11/04/2021 16:56

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi në stol te “Napolitanët”, derisa Vedat Muriqi u inkuadrua gjatë minutës së 68-të me Lazion, shkruan lajmi.net.

Ndeshja mes Sampdorias dhe Napolit u zhvillua më shumë në mesfushë, derisa ishte spanjolli Fabian Ruiz që zhbllokoi shfirat pas asistimit të Zielinskit (35′).

Ndërsa, sulmuesi Victor Osimhen realizoi golin e fitores tre minuta para përfundimit së kohës së rregullt (87′).

Me këtë fitore, Napoli ngritët në pozitën e katërt me 59 pikë, derisa Sampdoria në të 10-ten me 36 sosh.

Nga ana tjetër, Lazio i Vedat Muriqit me shumë mund mposhti Hellas Veronan.

Kosovari u inkuadrua në minutën e 68-të, por ishte i pafat para golit, derisa Milinkovic-Savic në fundin e ndeshjes shënoi për t’i ndihmuar skuadrës të arkëtoi pikët e plota.

Lazio zë vendin e gjashtë me 55 pikë, ndërsa Verona dy pozita me poshtë me 41 sosh./Lajmi.net/