Napoli me përmbysje triumfon ndaj Legias, Lyon fiton dhe kualifikohet tutje

Napoli ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim te klubi polak, Legia e Varshavës, duke arkëtuar pikët e plota me rezultat 1 - 4.

Sport

04/11/2021 20:40

“Napolitanët” ishin më të mirë sidomos në pjesën e dytë, ku shënoi plotë katër herë, shkruan lajmi.net.

Legia kaloi fillimisht në epërsi me anë të Emrelit pas 10 minutave lojë, që u asistua nga Mladenovic (10′), rezultat edhe me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Por, në pjesën e dytë, Napoli arriti të shënoi plotë tre herë që të arkëtoi pikët e plota. Fillimisht, Zielinski u tregua i saktë nga pika e bardhë për të barazuar rezultatin.

Ndërsa, Dries Mertes vendosi Napolin në epërsi duke shënuar nga penalltia (75′) dhe katër minuta më vonë, Hirving Lozano dyfishoi epërsinë e “Napolitanëve” (79′).

Fitoren e italianëve e vulosi i inkuadruari Onas me një supergol (90+1).

Me këtë fitore, Napoli merr kreun me shtatë pikë, derisa Legia renditët e dyta me gjashtë sosh.

Ndërkohë, Lyon me fitore ndaj Sparta Praga është kualifikuar zyrtarisht në fazën e eliminimit direkt (3-0).

Skuadra franceze shënoi tre herë në pjesën e dytë për të siguruar fitoren. Ishte Slimani që realizoi dy herë brenda dy minutave (61′, 63′), kurse golin vendimtar e konkretizoi Toko Ekambi (90+2).

Ndërkohë, ylli shqiptar Xherdan Shaqiri ishte nga minuta e parë, ku luajti si mesfushor ofensivë për herë të parë te klubi francez.

Rezultatet e të gjitha ndeshjeve./Lajmi.net/