Napoli me një mungesë të madhe për ndeshjen kundër Barcelonës

Skuadra e Napoli do të ketë një mungesë shumë të madhe për ndeshjen kundër Barcelonës.

Sport

20/02/2020 19:15

Në kuadër të Ligës së Kampionëve, napolitanët do të kenë punë me kampionët e La Liga, dhe për këtë ndeshje futen me një hendikep të madh.

Napoli kanë konfirmuar se Kalidou Koulibaly nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen që luhet javën tjetër, transmeton lajmi.net.

Koulibaly është mbrojtësi më i mirë i skuadrës së Napolit, dhe mungesa e tij do të jetë hendikep i madh për skuadrën e Gennaro Gattuso.

Nuk dihet akoma se kush do ta zë vendin e senegalezit në formacionin e Napoli, për t’i bërë ballë skuadrës së Barcelonës. /Lajmi.net/