Napoli me 10 lojtarë mposht Venezian, s’ka minuta për Rrahmanin

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Venezias.

Sport

22/08/2021 22:40

“Napolitanët” triumfuan me rezultat 2 – 0, pavarësisht që ishin me 10 lojtarë në fushë, shkruan lajmi.net.

Sulmuesi Victor Osimhen u ndëshkua direkt me të kuq pasi faulloi në sulm (23′).

Ishte Lorenzo Insigne që realizoi nga pika e bardhë për të ndryshuar epërsinë (62′).

Ndërkohë, Elmas dyfishoi epërsinë për Napolin pas një goli të bukur (73′).

Ylli i Kosovës, Amir Rrahmani qëndroi në stol gjatë tërë ndeshjes dhe mesa duket ka humbur pozitën e titullarit nën urdhrat e Luciano Spallettit.

Kësisoj, Napoli arkëton pikët e plota duke u renditur në pozitën e katër me tre pikë, kurse Venezia në vendin e parafundit pa pikë./Lajmi.net/