Napoli lë Kepan në pritje, merret pak me Keylor Navas

Keylor Navas mund të jetë portieri i ardhshëm i skuadrës së Napoli. Skuadra italiane tash e sa kohë është në kërkim të një portieri dhe Kepa Arrizabalaga ishte në mesin e më të pëlqyerve. Gjithsesi, Napoli e ka lënë në pritje portierin spanjoll për pak kohë. Raportime të mediave italiane thonë se ka një emër…

Sport

08/08/2022 22:57

Keylor Navas mund të jetë portieri i ardhshëm i skuadrës së Napoli.

Skuadra italiane tash e sa kohë është në kërkim të një portieri dhe Kepa Arrizabalaga ishte në mesin e më të pëlqyerve.

Gjithsesi, Napoli e ka lënë në pritje portierin spanjoll për pak kohë. Raportime të mediave italiane thonë se ka një emër të ri në radar.

Keylor Navas i Paris Saint-Germain mund të jetë emri që kalon në ‘Diego Armando Maradona’, përcjell lajmi.net.

Mbetet të shihet nëse ‘Partenopei’ do të arrijnë marrëveshje me portierin latin.

Luciano Spalletti e do me çdo kusht një portier në skuadër, pas largimit të David Ospina. /Lajmi.net/