Napoli lë derën hapur për largimin e Fabian – sinjale tek Barcelona e Real Madrid

Napoli ka dhënë shpresa për skuadrat spanjolle, Barcelona e Real Madrid, lidhur me Fabian Ruiz.

Sport

17/10/2019 23:20

Gjigantët e La Liga po lidhen ngushtë me mesfushorin e Napoli, i cili ka shkëlqyer në Serie A këtë edicion, duke fituar madje edhe një vend në kombëtaren e Spanjës.

Fabian iu bashkua Napolit nga Betis, në vitin 2018, por presidenti Aurelio De Laurentiis ka bërë të ditur se ai mund të kthehet në La Liga së shpejti, nëse oferta të mëdha mbërrijnë për të, transmeton lajmi.net.

I pyetur për interesimin e Barcelonës dhe Real Madrid, De Laurentiis ka thënë: “Kurrë nuk duhet të mbyllni dyert. Dera jonë është gjithmonë e hapur.”

Mbetet të shihet se si do të veprojnë Barca dhe Real Madrid për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll. /Lajmi.net/