Napoli kthen vëmendjen kah Fekir, dorëzohet për James Rodriguez

Skuadra italiane, Napoli, është e vendosur që të transferojë një lojtar për pozitën ‘10’.

Sport

21/07/2019 13:44

Ishte kolumbiani James Rodriguez ai që printe në listën e dëshirave të skuadrës së Carlo Ancelotti, por duket se ata kanë hasur në vështirësi në bisedimet me yllin e Real Madrid, sipas ‘L’Equipe’, transmeton lajmi.net.

Ndjekja e Napoli për Rodriguez duket se ka marrë fund, pasi raportimet e fundit nga Italia bëjnë të ditur se ata kanë kthyer vëmendjen kah Nabil Fekir i Olympique Lyon.

Gjithsesi, 25 vjeçari është afër një marrëveshje me Real Betis, me skuadrën nga La Liga që po synon zëvendësimin e Giovani Lo Celso. /Lajmi.net/