Napoli i cakton çmimin Insignes

Klubi italian Napoli duket se është e gatshme ta shesë Lorenzo Insignen.

Sport

19/07/2021 14:02

Sipas gazetës ‘Corriere dello Sport’, Napoli mund ta shesë Insignen gjatë afatit kalimtar të verës, transmeton lajmi.net.

Kontrata e sulmuesit skadon më 3o qershor 2022 dhe raportohet se klubi italian është i gatshëm ta shesë atë për 30 milionë euro.

Thuhet se nuk ka gjasa që 30-vjeçari të nënshkruajë një zgjatje të kontratës me klubin e tij të fëmijërisë pasi ai dëshiron një rritje page, ndërsa klubi kërkon ta ulë pagën e tij të mbajtur financat e ekuilibruar për shkak të pandemisë së COVID-19.

Reprezentuesi italian gjithashtu dëshiron kontroll të plotë mbi të drejtat e tij të imazhit, diçka që presidenti i Napolit Aurelio De Laurentiis nuk ka gjasa ta pranojë.

Insigne prej kohësh ka qënë i lidhur me një kalim te Tottenham dhe Barcelona. /Lajmi.net/