Napoli i madh

Përforcimi i ri i Napolit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve. Ylli argjentinas realizoi golin e parë për ekipin nga San Paolo, kurse Lorenzo Insigne e dyfishoi avantazhin duke shënuar atë që doli të jetë goli i fitores për…

Sport

19/09/2013 08:00

Përforcimi i ri i Napolit, Gonzalo Higuain ka lavdëruar paraqitjen e skuadrës së tij në fitoren 2-1 ndaj Borussia Dortmundit në Grupin H të Ligës së Kampionëve.

Ylli argjentinas realizoi golin e parë për ekipin nga San Paolo, kurse Lorenzo Insigne e dyfishoi avantazhin duke shënuar atë që doli të jetë goli i fitores për ekipin e Rafa Benitezit.

“Është gjithmonë me rëndësi të shënoni gol, në Ligën e Kampionëve edhe më tepër. Këtu në Napoli ndihem i rëndësishëm. Ishte një ndeshje e vështirë kundër nënkampionit të Evropës, por kemi qenë të mirë”, deklaroi ai pas ndeshjes.

“Me rëndësi është të jemi skuadër, grupi duhet të jetë mbi individët. San Paolo është stadium magjik, si në kohën e Maradonës”, përfundoi ai.