Napoli i hapur për shitjen e dy yjeve të formacionit bazë

Napoli është i hapur që të dëgjojë oferta për Kalidou Koulibalyn dhe Fabian Ruiz gjatë verës.

Sport

12/07/2021 16:40

Duke dështuar të hyjnë në Ligën e Kampionëve për të dytin sezon radhazi, Napoli dëshiron t’i largojë lojtarët që paguhen më së shumti në skuadër, transmeton lajmi.net.

Sipas Calciomercato, dy nga lojtarët që pritet të shiten janë qendërmbrojtësi Kalidou Koulibaly dhe mesfushori ofensivë, Fabian Ruiz.

Sidoqoftë, presidenti Aurelio de Laurentiis do pranojë vetëm para dhe jo largimin në formë huazimi.

Dy lojtarët kanë nga dy vite kontratë dhe klubet evropiane do kenë probleme që t’i transferojnë në verë.

Ndërsa, thuhet se edhe Piotr Zielinski mund të largohet gjatë kësaj vere./Lajmi.net/