Napoli fiton bindshëm, Rrahmani kontribuon me gol për tri pikët e reja

Sport

23/01/2022 17:00

Skuadra e Napoli ka shënuar fitore bindëse përballë Salernitana.

Napoli shënoi fitore 4:1, në një ndeshje ku performancë të mirë pati edhe nga mbrojtësi i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, shkruan lajmi.net.

Jugorët kaluan në epërsi pas vetëm 17 minutave, me anë të golit të shënuar nga Jesus, i cili  gol duhej të konfirmohej me VAR.

Bonazzoli barazoi shifrat në 1:1 duke shënuar në minutën e 33’ për Salernitana, por mysafirët u thyen përsëri në minutat shtesë të pjesës së parë, kur Mertens shënoi nga penalltia për të çuar Napolin me një gol epërsi në dhomat e zhveshjes.

Presionin nga shpatullat e Napoli e largoi Amir Rrahmani, i cili në minutën e 47’ shënoi për 3:1, pas asistimit nga Mertens.

Lorenzo Insigne i dha vulën rezultatin final me golin e minutës së 53’, duke konkretizuar në gol penalltinë e dytë për Napoli në këtë ndeshje.

Skuadra e Napoli ka tani 49 pikë dhe mbanë përkohësisht pozitën e dytë (së paku deri në ndeshjen e radhës së Milan), kurse Salernitana mbetet me vetëm 10 pikë në pozitën e fundit. /Lajmi.net/