Napoli “e shkelë” Monzan, i shënon katër gola për tri pikët
Napoli ka marrë fitore ndaj Monzas. Skuadra e Napoli, ashtu siç pritej, ka arkëtuar tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, shkruan lajmi.net. Napolitanët kaluan në epërsi me golin e Kvaratskhelia, i cili shënoi në minutën e 35’. Pak para fundit të pjesës së parë, Victor Osimhen u përkujdes për dyfishimin…
Sport
Napoli ka marrë fitore ndaj Monzas.
Skuadra e Napoli, ashtu siç pritej, ka arkëtuar tri pikë në kuadër të xhiros së dytë në Serie A, shkruan lajmi.net.
Napolitanët kaluan në epërsi me golin e Kvaratskhelia, i cili shënoi në minutën e 35’.
Pak para fundit të pjesës së parë, Victor Osimhen u përkujdes për dyfishimin e epërsisë (45+2’).
Kvaratskhelia gjeti golin e dytë personal në këtë takim, kur po luhej minuta e 62’, për të çuar shifrat në 3:0.
Në minutën e 90+4, Kim Min-Jae i dha goditjen e fundit skuadrës të sapo promovuar në Serie A, Monza, për rezultatin final 4:0.
Skuadra e Spalletti numëron tashmë gjashtë pikë në dy ndeshje, kurse Monza mbetet pa pikë. /Lajmi.net/