Napoli e refuzon ofertën e madhe të Realit për Koulibaly

Napoli ka hedhur poshtë ofertat prej 90 milionë euro për mbrojtësin Kalidou Koulibaly nga Real Madrid dhe Manchester United shkruan Corriere dello Sport.

Sport

25/05/2019 12:05

Presidenti Aurelio De Laurentiis ka thënë shumë herë se ka refuzuar oferta afër 100 milionë euro për reprezentuesin nga Senegali, që besohen të jenë nga Manchester United.

Tani Corriere dello Sport sugjeron se Real Madrid gjithashtu ka bërë një ofertë të njëjtë për Koulibaly, por ka marrë të njëjtën përgjigje.

27 vjeçari ka një klauzolë lirimi prej 150 milionë euro, por që do të bëhet aktive vetëm pas vitit 2020.

Kalidou Koulibaly po konsiderohet nga Real Madrid si zëvendësues i mundshëm i Sergio Ramos në rast largimi./Lajmi.net/