Napoli e ofron Behramin për El Shaarawyn

Napoli është më i interesuar se kurrë për sulmuesin Stephan El Shaarawy. Sipas mediave italiane, klubi nga San Paolo është i gatshëm ta ofrojë mesfushorin kosovar, Valon Behrami, plus edhe para, vetëm për të arritur deri tek futbollisti me prejardhje egjiptiane, por me pasaportë italiane. “Napoli po mendon qe një kohë të gjatë për Stephan…

Sport

11/04/2014 15:10

Napoli është më i interesuar se kurrë për sulmuesin Stephan El Shaarawy. Sipas mediave italiane, klubi nga San Paolo është i gatshëm ta ofrojë mesfushorin kosovar, Valon Behrami, plus edhe para, vetëm për të arritur deri tek futbollisti me prejardhje egjiptiane, por me pasaportë italiane.

“Napoli po mendon qe një kohë të gjatë për Stephan dhe lojtari do të përshtatej për mrekulli në modulin e trajnerit Benitez. Napoli e ofron Behramin dhe para, por Milani kërkon vetëm para”, ka shkruar gazetari Enzo Bucchioni, në editorialin e tij në Tuttomercatoëeb.com.

Ka gjasa të mira që këtë verë, futbollisti kosovar t’i bëjë valixhet gati dhe të largohet nga Napoli, pas një periudhë mjaft të mirë.

Por, së fundmi atë nuk e lanë rehat lëndimet dhe e humbi vendin e titullarit. Në të kaluarën, përfaqësuesi zviceran kishte luajtur edhe në Verona, Lazio, West Ham United dhe Fiorentina.