Napoli duhet të shes lojtarë, katër janë në listë

Napoli është gati për largime.

Sport

10/08/2020 21:52

Skuadra e Napoli ka shpenzuar disa para në transferime këtë merkato, dhe tashmë duhet të barazojë arkat.

Sipas raportimeve të ‘Gazzetta dello Sport’, Napoli synojnë të grumbullojnë 150 milionë euro këtë verë, transmeton lajmi.net.

Për të grumbulluar këto të holla, katër lojtarë janë në listat e lojtarëve që mund të shiten.

Kalidou Koulibaly, Arkadiusz Milik, Faouzi Ghoulam dhe Allan mund të shiten.

Koulibaly kërkohet me ngulm nga skuadrat e Premierligës, por edhe nga PSG.

Nga kartoni i tij Napoli mund të fitojë më së paku 70 milionë euro. Mbetet të shihet cilat do të jenë matematikat e klubit. /Lajmi.net/