Napoli dorëzohen në garën për Keylor Navas
Napoli duket se nuk do të gjejnë marrëveshje për Keylor Navas. Orët e fundit të merkatos janë jashtëzakonisht dinamike, me skuadrat që po tentojnë të mbyllin marrëveshjet e fundit. Sipas raportimeve nga Italia, Napoli kanë tentuar deri në fund për Keylor Navas, por tashmë janë dorëzuar, përcjell lajmi.net. Napolitanët do të jenë për pjesën e…
Sport
Napoli duket se nuk do të gjejnë marrëveshje për Keylor Navas.
Orët e fundit të merkatos janë jashtëzakonisht dinamike, me skuadrat që po tentojnë të mbyllin marrëveshjet e fundit.
Sipas raportimeve nga Italia, Napoli kanë tentuar deri në fund për Keylor Navas, por tashmë janë dorëzuar, përcjell lajmi.net.
Napolitanët do të jenë për pjesën e mbetur të sezonit me dyshen Alex Meret dhe Salvatore Sirigu.
Thuhet se skuadra italiane mund t’i kthehet garës për Navas gjatë muajit janar, kur merkatoja e dimrit të hapet. /Lajmi.net/