Napoli dominon Interin

Napoli mposhti Interin 4:2 në San Paolo dhe përforcoi pozitën e tretë në Serie A. Skuadra e ish trajnerit të Nerazzurrëve, Rafael Benitez, e mposhti atë të ish trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri duke e dominuar përballjen e tyre. Gonzalo Higuain shënoi pas dhjetë minutash lojë, por mesfushori Esteban Cambiasso i rikthej mysafirët në lojë…

Sport

15/12/2013 21:46

Napoli mposhti Interin 4:2 në San Paolo dhe përforcoi pozitën e tretë në Serie A.

Skuadra e ish trajnerit të Nerazzurrëve, Rafael Benitez, e mposhti atë të ish trajnerit të Napolit, Walter Mazzarri duke e dominuar përballjen e tyre.

Gonzalo Higuain shënoi pas dhjetë minutash lojë, por mesfushori Esteban Cambiasso i rikthej mysafirët në lojë duke barazuar rezultatin pas 35 minutash lojë.

Mirëpo, dy gola të shpejtë nga Dries Mertens dhe Blerim Xhemajli në minutat 39 dhe 42 e shkëputën Napolin në epërsi të konsiderueshme. Pak para përfundimit të pjesës së parë, Yuto Nagatomo realizoi nga afërsia duke e ngushtuar disavantazhin.

Por, mysafirët mbetëm me dhjetë futbollistë kur në minutën e 71’të Ricarvo Alvarez u ndëshkua me karton të kuq. Dhe, avantazhin numerik e shfrytëzoi Napoli duke shënuar edhe një herë nëpërmjet Jose Maria Callejon.

Vendasit mund të realizonin fitore edhe më të thellë, por Goran Pandev e humbi një penallti në minutat shtesë. Me këtë fitore, Napoli vazhdon të jetë i treti me 35 pikë, kurse Inter i pesti me 28.