Napoli dëshiron të transferojë mbrojtësin e Chelsea

Napoli janë të gatshëm që të transferojnë qendër-mbrojtësin e Chelsea, Emerson në këtë afat kalimtar.

Sport

13/01/2021 22:17

Me ardhjen e Ben Chilwell në Londër, italiani nuk po gjen hapësirë sa duhet për të luajtur, transmeton lajmi.net.

Megjithatë, Napoli e konsiderojnë atë vetëm një opsion për një kohë të përkohshme dhe dëshirojnë ta huazojnë atë vetëm për këtë sezon.

Kjo po ndodh për arsye se drejtuesit e gjigantëve italian, janë të interesuar për të siguruar shërbimet e Kieran Tierney sezonin e ardhshëm.

Për momentin, klubi i udhëhequr nga Gennaro Gattuso janë të pozicionuar në vendin e 6-të në tabelë me një ndeshje më pak, 9 pikë më pak sesa lideri AC Milan./Lajmi.net/