Napoli cakton çmimin e Hysajt

Napoli ka caktuar dëmshpërblimin e mbrojtësit të djathtë, Elseid Hysaj.

Merkato

14/07/2016 13:42

Elseid Hysaj nuk është kthyer ende në Napoli nga pushimet verore.

Por, ai ka një arsye të mirë, është bërë baba.

Por, mbrojtësi i djathtë ka marrë një tjetër risi, pas një stinori pozitiv ku ka zgjuar interesim nga klube të ndryshme evropiane.

Mediat italiane raportojnë se Napoli ka caktuar dëmshpërblimin e Hysajt në 25 milionë euro, përcjell “Lajmi.net”.

Por, përfaqësuesit e reprezentuesit shqiptar mendojnë se çmimi i caktuar është shumë i lartë dhe ia vështirëson futbollistit transferimin tek ndonjë prej klubeve të interesuara për shërbimet e tij.