Napoli bën goditjen e madhe këtë merkato

Sulmuesi i PSV dhe Meksikës, Hirving Lozano, më në fund ka mbërritur në Itali për të finalizuar transferimin e tij të shumëpritur në Napoli.

Sport

20/08/2019 21:20

Lozano zbarkoi në aeroportin Roma Ciampino të martën në mbrëmje, dhe CalcioNapoli24 shkruan se ai do t’i nënshtrohet nesër testeve mjekësore përpara se të nënshkruajë zyrtarisht.

Napoli raportohet se do paguajë 38 milionë euro plus bonuse për 24-vjeçarin, i cili ka qenë në radarin e tyre që nga janari, përcjell lajmi.net.

Ai ka shënuar 40 gola në 79 paraqitje për PSV, duke fituar një titull të ligës në 2017-18, dhe ka shënuar nëntë herë në 35 paraqitje për Meksikën.

Kryesisht si anësor i majtë, ai gjithashtu mund të luajë në të djathtë ose në mes. /Lajmi.net/