Napoli avancon në negociatat për transferimin e Pepe

Skuadra italiane, Napoli, në mënyrë të befasishme është duke fituar garën për Nicolas Pepe.

Sport

19/07/2019 12:07

Ylli i Lille, Nicolas Pepe, ka tërhequr vëmendje të madhe pas sezonit të jashtëzakonshëm të luajtur në kampionatin francez.

Skuadra të mëdha evropiane si Arsenal, Bayern Munich e Liverpool kishin shfaqur interesim për francezin, por është një tjetër skuadër që ka avancuar në negociatat për të.

Sipas ‘Sky Sport Italia’ dhe ekspertit të merkatos, Gianluca Di Marzio, Lille janë të gatshëm ta shesin lojtarin tek skuadra e Napolit, për 60-65 milionë euro, plus anësorin Ounas, transmeton lajmi.net.

Pepe ka shënuar 23 gola, duke shtuar edhe 12 asistime në 41 ndeshje me skuadrën e tij. /Lajmi.net/