Napoli, 600 ditë pa një penallti kundër

Napoli së fundmi është ankuar ndaj gjyqtarëve. Mirëpo, skuadra nga San Paolo ka një bilanc të pabesueshëm, nuk ka pësuar asnjë penallti kundër për më tepër se 600 ditë, nga fundi i tetorit 2013.

Sport

13/01/2015 14:21

Trajneri i Napolit, Rafael Benitez dhe presidenti i klubit, Aurelio de Laurentiis janë ankuar në ndarjen e drejtësisë në humbjen nga Juventus me rezultat 1:3, të dielën në San Paolo.

Mirëpo, mediat italiane kanë publikuar një statistikë që kundërshton teorinë se ekziston arsyeja që ata të ankohen ndaj gjyqtarëve.

Besoni apo jo, Napoli nuk ka pësuar një penallti kundër nga 30 tetori i vitit 2013, dhe kjo ishte në udhëtim kur sulmuesi i Fiorentinës, Giuseppe Rossi shënoi në Artemio Franchi.

Në San Paolo, penalltia e fundit e akorduar për Napolin ishte më 5 maj 2013, kur Ricky Alvarez realizoi për Interin, më tepër se 600 ditë më parë.