Naomi do kujdes
Naomi Cambpell, njëra nga Supermodelet origjinale, ka reputacion të jashtëzakonshëm në botën e modës. Ajo e dëshmoi këtë edhe të mërkurën, në New York, gjatë xhirimit të episodit të ri të The Face, show-programit për zbulimin e modeleve të reja. Bukuroshja 43 vjeçare ishte e rrethuar me një ekip të madh që përkujdesej për imazhin,…
ShowBiz
Naomi Cambpell, njëra nga Supermodelet origjinale, ka reputacion të jashtëzakonshëm në botën e modës.
Ajo e dëshmoi këtë edhe të mërkurën, në New York, gjatë xhirimit të episodit të ri të The Face, show-programit për zbulimin e modeleve të reja.
Bukuroshja 43 vjeçare ishte e rrethuar me një ekip të madh që përkujdesej për imazhin, makiazhin, flokët dhe veshjen e saj.
Të veshur kishte një fustan të zi dhe një palë çizme të shkurta të lëkurës, me të cilat dukej një dhelprake sexy.
Për ta kompletuar performansën mbresëlënëse, Naomi mbante syze të mëdha, të cilat ia fshihnin sytë.
Ky show është planifikuar të jetë premierë e sezonit të dytë të The Face, dhe do të transmetohet në fillim të vitit 2014.
Pas përfundimit të xhirimit, nuk harroi t’i bënte homazh një dite të dhimbshme për amerikanët.
Në Twitter, shkroi: “Të gjithë le t’i kujtojmë familjet dhe miqtë e viktimave të 11 shtatorit. RIP x N”.