Nani: Ronaldo na bëri alergjik ndaj humbjeve

Luis Nani ka dhënë disa lëvdata të tjera për Cristiano Ronaldo.

Sport

11/07/2020 18:14

Saherë që duhet komentuar Cristiano Ronaldo, Luis Nani nuk kursen lëvdatat. Kësaj radhe, portugezi ka treguar për ndikimin e Ronaldos në anën mentale të ish skuadrës së Manchester United.

Nani ka thënë se ishte CR7 ai që bëri yjet e Manchester alergjik ndaj humbjeve, duke aluduar kështu në instalimin e mentalitetit fitues.

“Unë duhej të shkoja në hotel (pas transferimit te Man Utd), por Jorge Mendes pyeti nëse do të qëndroja me Ronaldon. Kështu, unë u shpërngula te Ronaldo dhe Anderson”, ka thënë Nani, transmeton lajmi.net.

“Ronaldo kishte pishinë, tavolinë ping-pongu, fushë tenisi – çdo ditë ne garonim në diçka. Deri ku unë dhe Anderson u larguam nga ajo shtëpi, ne ishim bërë alergjik në disfata”, ka shtuar anësori portugez.

Nani dhe Ronaldo kishin kaluar disa vite së bashku te Manchester United, deri kur CR7 kaloi te Real Madrid. /Lajmi.net/