Nandez të hënën takohet me drejtuesit e Cagliarit, afër kalimi tek Inter

Nahitan Nandez është afër të largohet nga Cagliari.

Sport

31/07/2021 08:16

Mesfushori uruguajan, Nahitan Nandez, është afër të transferohet tek Interi.

Sipas La Gazzetta dello Sport, 25 vjeçari do të takohet të hënën me drejtuesit e Cagliarit për të diskutuar të ardhmen e tij dhe një trasnferim të mundshëm tek “Nerazzurrët”, transmeton lajmi.net.

Interi siç duket po dëshiron të bëjë një shkëmbim me Radja Nainggolan, por Cagliari dëshiron edhe një shumë parash për Nandez kështu që gjërat janë komplikuar paksa.

Dita e hënë është përcaktuese për të nëse do të qëndrojë apo do të largohet nga Sardenja./Lajmi.net/