Nait Hasani: Ne votojmë njësoj edhe sot- na ka sha shumë Albinin, s’mund ta votojë Fatmirin
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në seancën e kaluar pati një diskutim të gjerë me të propozuarën e VV-së për kryekuvednare, Albulena Haxhiu. Përpos kësaj, Hasani është parë edhe dje mjaftë i afërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti gjatë përkujtimeve që u bën në Burgun e Dubravës. E pas kësaj, Nait Hasani është pyetur…

Lajme
Deputeti i PDK-së, Nait Hasani në seancën e kaluar pati një diskutim të gjerë me të propozuarën e VV-së për kryekuvednare, Albulena Haxhiu.
Përpos kësaj, Hasani është parë edhe dje mjaftë i afërt me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti gjatë përkujtimeve që u bën në Burgun e Dubravës.
E pas kësaj, Nait Hasani është pyetur në lidhje me këtë ku tha se dje ka qenë ditë përkujtimi dhe ajo ka përfunduar.
“Ai përkujtim dje ka përfunduar dhe sot jemi në normale të shkojmë në Kuvend, do të votojmë njëjtë si herën e kaluar”, tha Hasani,shkruan lajmi.net.
I pyetur se çfarë pret nga seanca e sotme ai u deklarua shkurtë: Le të vazhdon seriali.
“Te unë s’ka ndryshim unë jam i njëjtë pavarësisht takimeve për masakrën e Dubravës për përkujtim prapë jam i njëjtë. Pra ai përkujtim i kalon edhe partitë dhe çdo ndjenjë”, theksoi Hasani kur u pyet se a mund të ketë sot ndonjë ndryshim sa i përket votimit e konstituimit.
Ndërsa gazetarët e pyetën deputetin Hasani nëse do të mund të votonte Fatmir Limajn për kryekuvendar, ku ai pati një përgjigje interesante.
“Na ka sha shumë Albinin dhe nuk mund ta votojë atë njeri (Fatmirin)”./Lajmi.net/