Nainggolan zgjedh skuadrën e re

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, dëshiron të rikthehet te Roma.

Sport

02/06/2020 16:13

Reprezentuesi belg po kalon sezonin te Cagliari si lojtar i huazuar, dhe e ardhmja e tij ende nuk është vendosur.

Inter janë të gatshëm të dëgjojnë vetëm ofertat për transferimin e tij të përhershëm, dhe Nainggolan po preferon një transferim te Roma, raporton ‘Calciomercato’, përcjell lajmi.net.

Nainggolan në të kaluarën ka qenë pjesë e Romës, duke veshur fanellën e tyre gjatë viteve 2014 – 2018, para se të transferohej tek Inter për 38 milionë euro.

Këtë sezon te Cagliari, Nainggolan është paraqitur në 21 ndeshje, duke shënuar pesë gola. Ai gjithashtu është ndëshkuar pesë herë edhe me karton të verdhë./Lajmi.net/