Nainggolan në Romë

Roma ka bërë përforcimin e parë gjatë këtij afati kalimtar të janarit. Giallorossët kanë fituar garën me klubet rivale nga Serie A përfshirë Napolin dhe Milanin duke siguruar shërbimet e mesfushorit të shumëkërkuar të Cagliarit, Radja Nainggolan, raporton Gazzetta dello Sport. Roma ka ofruar 9 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit belg i…

Sport

06/01/2014 21:21

Roma ka bërë përforcimin e parë gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Giallorossët kanë fituar garën me klubet rivale nga Serie A përfshirë Napolin dhe Milanin duke siguruar shërbimet e mesfushorit të shumëkërkuar të Cagliarit, Radja Nainggolan, raporton Gazzetta dello Sport.

Roma ka ofruar 9 milionë euro për gjysmën e kartonit të mesfushorit belg i cili në të kaluarën ishte përmendur edhe si objektiv i Juventusit.

Cagliari ka pranuar ofertën e Giallorossëve dhe Nainggolan pritet që gjatë ditës së martë t’i nënshtrohet testeve mjekësore para se të nënshkruajë kontratë me klubin nga Olimpico.