Nagelsmann: Lewandowski e meriton Topin e Artë

Trajneri i Bayernit ka zbuluar favoritin e tij për këtë çmimin individual.

Sport

14/10/2021 17:54

Robert Lewandowski është në mesin e 30 futbollistëve të nominuar për ta fituar Topin e Artë, transmeton lajmi.net.

Polaku është ne mesin e favoritëve kryesorë për ta fituar këtë çmim, e për këtë gjë ka folur edhe trajneri i tij te Bayerni.

Julian Nagelsmann në një intervistë për ‘Bild’ ndër të tjera ka thënë se Lewandoski e meriton Topin e Artë.

“Lewandowski e meriton Topin e Artë dhe sipas mendimit tim ai duhet ta fitojë këtë çmim sepse ai ka luajtur në mënyrë më të qëndrueshme se çdo lojtar tjetër gjatë viteve të fundit”.

“Ai është shumë dinamik dhe nuk ka lëndime. Nëse trupi i tij qëndron kështu, unë definitivisht mendoj se ai do të luajë në nivelin më të lartë edhe për disa vite të tjera, sepse jeta e tij është e organizuar shumë mirë”, tha Naglesmann.

Më 29 nëntor do të mbahet ceremonia ku do të dhurohet Topi i Artë. /Lajmi.net/