Deputeti Shala i ka kërkuar Nagavcit që të mos jap komente tjera pasi ai është deputet i Nismës për Kosovën.
“Unë nuk jam i pavarur, mos jep komente, kur të folsh në raport me mu ki kujdes, ju nuk keni të drejtë të më jepni mbiemra tjerë, unë e kam emrin Endrit Shala dhe jam deputet i Nismës”, ka thënë deputeti Shala.
Shala është përplasur edhe me deputetin tjetër të LVV-së, Salih Zyba duke i thënë se nuk e kishte reagimin me të dhe nëse nuk dëshiron të dëgjojë të fusë kufjet në vesh.