Nagavci mbron kapjen e bordeve nga Vetëvendosja

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga LVV-ja, Arbërie Nagavci, ka thënë se çdo kritikë që iu vjen nga të tjerët në këtë parti është e mirëseardhur, por sipas saj ka edhe të atillë që mundohen ta baltosin qëllimisht LVV-në.

Lajme

04/04/2020 11:19

“Andaj nevojitet reagim i shpejtë, auditim i brendshëm në ndërmarrje nga bordet e përkohshme, vlerësim i performancës, ndërprerje e kontratave të dëmshme, adresim i secilës shkelje. Kjo nuk u pëlqen të gjithëve, kjo ngjall shumë reagime e propagandë nga ata që do të dalin të zbuluar pasi tashmë u është hequr mundësia për të vazhduar keqpërdorimin”.

“Sa më e madhe përkrahja për LV! aq më e madhe dhe kritika në të gjitha format e saj. Atë konstruktiven do ta adresojmë përsëri bashkë, e dekonstruktiven e dekonspirojmë shpejtë”.

“Prandaj, me vëmendje e kujdes, me konstruktivitet e pa u sprapsur do të fitojmë betejat një nga një. Bashkë”, ka shkruar Nagavci në rrjetin social Facebook.

Ky reagim i Nagavcit vjen menjëherë pasi Qeveria dje ka emëruar bordet e përkohshme në ndërmarrjet publike Posta e Kosovës, Hekurudhat e Kosovës “Infrakos” dhe Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”. /Lajmi.net/