Nagavci: Kërkesa e LDK-së për dorëheqjen e Konjufcës është e padrejtë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci ka folur për mundësinë e dorëheqjes së Glauk Konjufcës nga posti i kryeparlamentarit.

Lajme

24/01/2020 11:19

Përmes një postimi në Facebook,  Nagavci ka thënë se kërkesa për dorëheqjen e Kojufcës është e padrejtë dhe e papranueshme, shkruan lajmi.net.

Madje, sipas saj, s’ka asnjë arsye pse duhet të shqyrtohet një kërkesë e tillë.

“Angazhimi jonë i përbashkët duhet të jetë që Kuvendit t’i kthehet besueshmëria, serioziteteti e profesionalizmi dhe zt. Konjufca tashmë ka marrë mandatin që të jetë në krye të këtij misioni.
Çdo kërkesë për kthim prapa është shkelje e parimit të demokracisë, cënon vullnetin e deputetëve dhe godet që në fillim betejën për mënyrën e ndryshimit të qeverisjes, për çfarë morëm mandatin nga qytetarët e vendit. Andaj është e padrejtë, pra dhe e papranueshme kërkesa për dorëheqjen e Kryetarit të Kuvendit . Nuk ka asnjë arsye serioze dhe parimore se pse duhet të shqyrtohet një kërkesë e tillë”, ka shkruar ajo.

Sipas Nagavcit, zgjedhja e Konjufcës në atë pozitë është përgjegjësi e tij dhe jo privilegj.

“Zt. Konjufca është zgjedhur në atë pozitë, ai ka mandat. Është përgjegjësi e tij e jo privilegj. Ai ka marrë përsipër misionin që të udhëheq Kuvendin dhe të kthej dinjitetin në institucionin më të lartë të vendit. Të drejtoj me profesionalizëm seancat, të largoj përfundimisht gjuhën fyese, denigruese e të urrejtjes nga foltorja e kryeparlamentarit, të udhëheqë me seriozitet e sipas rregullores punën e Kuvendit, të sillet me dashamirësi me opozitën e me integritet me të gjithë bashkëpunëtorët”, ka shkruar ajo.

Sidoqoftë, nga burimet e lajmi.net është thënë se Konjufca pritet që ta paralajmërojë dorëheqjen e tij.

Ky veprim i Konjufcës mund të vije për shkak se Kurtit po i pamundësohet krijimi i Qeverisë, e që është obligim kushtetues i tij si mandatar.

Lexo edhe:

Pritet dorëheqja e Glauk Konjufcës, VV dorëzohet ndaj presionit të LDK-së