Nafta bëhet tym, në “Shtetit Islamik”

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate, kësaj radhe Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, kanë vazhduar sulmet ajrore ndaj militantëve dhe caqeve të “Shtetit Islamik” në Siri.

Bota

25/09/2014 13:53

Sulmet ajrore të kryera gjatë natës kanë pasur për cak rafineritë e improvizuara të naftës, të ngritura nga “Shteti Islamik” në territorin e pushtuar të Sirisë.

“Shteti Islamik” i shpallur në zonat e pushtuara të Sirisë dhe Irakut kanë nën kontroll disa fusha të naftës.

Shitjet e naftës së kontrabanduar ka ndihmuar financimin ofensivave të grupit terrorist sunitë të quajtur “Shteti Islamik i Irakut dhe Levanit”, i cili prej qershorit ka masakruar mbi pesë mijë civilë irakianë, të krishterë dhe myslimanë shiitë, ndërkohë që mbi një milionë njerëz është detyruar të lërë shtëpitë.

Sipas ushtrisë amerikane, këto rafineri i kanë siguruar “Shtetit Islamik” rreth dy milionë dollarë në ditë,, ndërsa presidenti amerikan, Barack Obama, në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit u zotua se do të shkatërrojë “Shtetin Islamik” dhe rrethin e tij, siç e quajti ai, “rrethin e vdekjes”.