Nadal triumfon në trillerin ndaj Medvedev, fiton US Open

Rafael Nadal fitoi Grand Slamin e 19-të në karrierë, pasi mposhti rusin Daniil Medvedev në një nga finalet më të mëdha të US Open.

Sport

09/09/2019 07:56

Spanjolli fitoi 7-5 6-3 5-7 4-6 6-4 kundër numrit pesë në botë në takimin e zhvilluar në New York.

Ai triumfoi në ndeshjen që zgjati katër orë e 50 minuta – vetëm katër minuta më pak se finalja më e gjatë në historinë e US Open, përcjell lajmi.net.

Fitorja e 33-vjeçarit bën që ai të afrohet edhe më shumë me Roger Federer sa i përket Grand Slameve të fituara, me Nadal që ka 19 kurse tenisti zviceran 20.

“Ka qenë një nga netët më emocionuese në karrierën time në tenis”, tha Nadal. “Ka qenë një finale e mahnitshme. Ka qenë një ndeshje e çmendur”. /Lajmi.net/