Nadal shkatërron Robredon

Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinale të US Open pas fitores bindëse ndaj Tommy Robredos me rezultat në setë 6-0, 6-2, 6-2. Rafael Nadal ka shkatërruar bashkëkombësin e tij spanjoll Tommy Robredo duke kaluar në gjysmëfinale të US Open në New York. Kampioni i vitit 2010, bartësi i dytë, triumfoi me rezultat 6-0, 6-2,…

Sport

05/09/2013 12:27

Rafael Nadal është kualifikuar për në gjysmëfinale të US Open pas fitores bindëse ndaj Tommy Robredos me rezultat në setë 6-0, 6-2, 6-2.

Rafael Nadal ka shkatërruar bashkëkombësin e tij spanjoll Tommy Robredo duke kaluar në gjysmëfinale të US Open në New York.

Kampioni i vitit 2010, bartësi i dytë, triumfoi me rezultat 6-0, 6-2, 6-2 në Arthur Ashe Stadium kundër tenistit që në xhiron e kaluar eliminoi Roger Federerin.

Nadal, 27-vjeç, do të ndeshet në gjysmëfinale me Richard Gasquet pasi francezi mposhti David Ferrerin në pesë sete.

“Mendoj se kam luajtur mirë në setin e parë, ishte seti im i parë këtë vit ku jam paraqitur në 100 përqind të kapacitetit tim”, deklaroi Vidal i cili u rikthye nga një lëndim i rëndë i gjurit në shkurt.

Në konkurrencën e femrave, bartësja e dytë Victoria Azarenka mbetet në garë për të kaluar në finalen e US Open pas fitores ndaj Daniela Hantuchovas në Flushing Meadows.

Azarenka triumfoi pas një orë e 16 minutash lojë, me rezultat 6-2, 6-2 në sete dhe përgatiti përballjen në gjysmëfinale me italianen Flavia Pennetta.