Nadal rrëzon Federerin

Rafael Nadal mposhti Roger Federerin dhe u kualifikua për në finale të Australian Open. Tenisti spanjoll e eliminoi rivalin e tij zviceran duke e mposhtur në tre sete 7-6 (7-4), 6-3, 6-3. Nadal hasi në rezistencë nga Federer vetëm në setin e parë ku ish tenisti numër një në botë i mati forcat me spanjollin,…

Sport

24/01/2014 11:24

Rafael Nadal mposhti Roger Federerin dhe u kualifikua për në finale të Australian Open.

Tenisti spanjoll e eliminoi rivalin e tij zviceran duke e mposhtur në tre sete 7-6 (7-4), 6-3, 6-3.

Nadal hasi në rezistencë nga Federer vetëm në setin e parë ku ish tenisti numër një në botë i mati forcat me spanjollin, para se të dorëzohej në taj-brek.

Mirëpo, Nadal – pavarësisht një lëndimi të lehtë në dorë – i dominoi dy setat e tjerë të cilët i fitoi me rezultat identik 6-3 dhe e eliminoi nga gara Federerin, duke ia siguruar vetes kalimin në finale ku do të ndeshet me Stanislas Wawrinkan, të dielën.