Nadal pesimist për US Open

Rafael Nadal nuk ka treguar aspak optimizëm sa i përket US Open.

Sport

04/06/2020 16:45

Nëse çdo gjë do të shkonte sipas planit, Nadal tashmë do të ishte rrugës për Grand Slamin e 20-të në karrierën e tij.

Legjenda spanjolle e tenisit, i cili dje mbushi 34 vite, ka folur lidhur me atë nëse US Open vazhdon në gusht, por nuk ka treguar shumë shpresa.

“Disa muaj më vonë… me shpresë”, ka thënë Nadal, i pyetur nëse US Open luhet në gusht, transmeton lajmi.net.

“Ne duhet të kemi më shumë informacione për atë se si është situata në Nju Jork, dhe do t’i kemi në pak muaj. Rreth asaj se si po shkon virusi”, ka shtuar spanjolli.

“Duhet të kujtojmë se Nju Jorku është nga vendet më të goditura nga pandemia, kështu që nëse më pyetni mua, unë them jo. US Open nuk luhet në gusht”, ishin fjalët e Nadal.

Nadal aktualisht është në pozitën e dytë në ranglistën botërore. /Lajmi.net/