Nadal: Messi nuk është i shteruar, ai është akoma lojtari më i mirë në botë

Rafael Nadal ka lëshuar disa lëvdata për Lionel Messi.

Sport

23/10/2020 23:56

Reketi spanjoll, Rafael Nadal, beson se Lionel Messi vazhdon të jetë lojtari më i mirë në botë.

Fituesi i fundit i French Open nuk e sheh argjentinasin të shteruar, edhe pse këtë sezon ai nuk ka shënuar shumë gola.

“Messi nuk është i shteruar, në fund të fundit ai është akoma lojtari më i mirë në botë”, ka thënë Nadal, transmeton lajmi.net.

Këto komente të Rafa Nadal vijnë pak orë para fillimi të të ‘El Clasico’.

Messi pritet të udhëheq Barcelonën në fushën e blertë kundër Real Madrid. /Lajmi.net/