Nadal me përformancë magjike, e mposht Djokovicin në finale

18:42 | 19 Maj 2019

Rafael Nadal ka dhuruar një përformancë të jashtëzakonshme në finalen e ATP Roma.

Tenisti spanjoll e ka mposhtur në finale rivalin e tij Novak Djokovic, pas tre seteve.

Nadal u pa qysh në fillim që ishte i gatshëm për lojë dhe e konfirmoi se është ‘mbret i fushës me rërë’, transmeton lajmi.net.

Numri 2 në botë triumfoi në setin e parë 6-0, ndërsa në setin e dytë tenisti serb baraspeshoi gjithçka duke fituar 6-4.

Seti final i takoi në tërësi Nadalit, që fitoi bindshëm 6-1.

Kompeticioni i radhës në tenis është ai i French Open. /Lajmi.net/