Nadal, mbret në US Open
Rafael Nadal mposhti tenisti numër një në botë Novak Djokovic pas katër setesh dhe rrëmbeu titullin e tij të dytë të US Open në New York. Spanjolli, 27-vjeç, rezistoi për mrekulli në setin e tretë dhe triumfoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1 pas tri orë e 21 minutash lojë. Nadal tani ka fituar 13 Grand Slam…

Sport
Rafael Nadal mposhti tenisti numër një në botë Novak Djokovic pas katër setesh dhe rrëmbeu titullin e tij të dytë të US Open në New York.
Spanjolli, 27-vjeç, rezistoi për mrekulli në setin e tretë dhe triumfoi 6-2, 3-6, 6-4, 6-1 pas tri orë e 21 minutash lojë.
Nadal tani ka fituar 13 Grand Slam tituj në karrierë dhe i afrohet në një amerikanit Pete Sampdras, kurse Roger Federer udhëheq me 17.
Pasi mungoi në US Open vitin e kaluar për shkak të lëndimit të rëndë të gjurit, Nadal tani synon të rikthejë statusin e tenistit numër një në botë.
“Ky sukses ka qenë i jashtëzakonshëm. Kurrë nuk e kam pritur. E tillë është jeta dhe jam me fat. Tani dua që sërish të jem numër një”, deklaroi Nadal pas triumfit.