Nacho pozitiv me COVID-19

Real Madridi ka konfirmuar se qendërmbrojtësi Nacho Fernandez, ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Sport

25/01/2021 21:33

Nacho ishte i ftuar për ndeshjen ndaj Alyanocas në Kupën e Mbretit, por pastaj u hoq nga lista sepse kishte kontakt me dikë që ishte pozitiv, transmeton lajmi.net.

Pas testeve të bëra, doli që edhe Nacho është i prekur dhe këtë e kanë konfirmuar “Galaktikët” përmes një komunikate.

“Komunikatë se lojtari ynë Nacho Fernandez ka dal pozitiv me COVID-19”, shkruhej në komunikatë.

Ndërkohë, kujtojmë se edhe trajneri Zinedine Zidane gjithashtu është i prekur nga COVID-19./Lajmi.net/