“Na shihemi apet”, përfundon në burg babai i të dënuarit për plagosjen në Dragash

“Na shihemi apet” është fjalia e cila u interpretua nga babai i Omer Muhametit, i dënuar nga shkalla e parë në Prizren, për plagosjen që ndodhi më 26 prill 2024 në Dragash. Një fjalë e tillë e çojë në burg babain e të akuzuarit, pasi nga policia e shtetit dhe prokuroria u cilësua si “kanosje”,…

Lajme

30/07/2024 21:01

“Na shihemi apet” është fjalia e cila u interpretua nga babai i Omer Muhametit, i dënuar nga shkalla e parë në Prizren, për plagosjen që ndodhi më 26 prill 2024 në Dragash.

Një fjalë e tillë e çojë në burg babain e të akuzuarit, pasi nga policia e shtetit dhe prokuroria u cilësua si “kanosje”, shkruan Lajmi.net.

Policia e Prizrenit ka njoftuar se babai i të dënuarit është ndaluar për 48 orë për veprën penale të “kanosjes”.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, konfirmoi për Lajmi.net se pas incidentit i njëjti është dërguar në stacion, ku pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Hetuesit policorë të stacionit në Prizren në bashkëpunim me Prokurorinë e shtetit kan nisur hetimet dhe rasti është duke u hetuar sikur “kanosje”.
I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit ndalohet për 48 orë. Momentalisht rasti është duke u trajtuar si kanosje”, u shpreh Gashi.
Omer Muhameti u dënua me 3 vjet e gjashtë muaj burgim nga gjyqtarja Teutë Krusha për veprat penale të tentim vrasjes dhe armëmbajtjes pa leje.