Na ishte njëherë një Milan
Milani kurrsesi të sheh dritë me sy. Rossonerët nuk arritën të fitojnë as kundër Genoas duke barazuar në San Siro me rezultat 1:1, edhe pse për gati një orë ishin në avantazh numerik dhe patën një penallti në favor. Dueli i xhiros së 13-të në Serie A nisi mirë për Milanin, Leite Kaka shënoi herët…

Sport
Milani kurrsesi të sheh dritë me sy. Rossonerët nuk arritën të fitojnë as kundër Genoas duke barazuar në San Siro me rezultat 1:1, edhe pse për gati një orë ishin në avantazh numerik dhe patën një penallti në favor.
Dueli i xhiros së 13-të në Serie A nisi mirë për Milanin, Leite Kaka shënoi herët në minutën e katërt mirëpo Genoa u kundërpërgjigj duke barazuar rezultatin nëpërmjet golit të realizuar nga penalltia nga ish sulmuesi i Rossonerëve, Alberto Gilardino.
Genoa mbeti me dhjetë futbollistë pas përjashtimit të Thomas Menfredinit në minutën e 35-të, pas ndërhyrjes si lojtari i fundit, me ç’rast u akordua penallti në favor të vendasve. Por, Mario Balotelli gaboi – për herë të dytë në karrierë – pasi goditjen e tij të plogësht e priti portieri i ri Mattia Perin.
Në vazhdim, Milani e kishte kontrollin e plotë të lojës por nuk shfrytëzoi disa raste të mira për shënim dhe u ndal në barazim që e lë 18 pikë prapa liderit Romës.
Edhe më keq kaloi Napoli që pësoi disfatën e dytë të njëpasnjëshmë në Serie A duke u mundur në shtëpi nga Parma me rezultat minimal 1:0 pas golit nga Antonio Cassano.