“Mytaher Haskuka i dha para biznesit të babës së tij”

Asamblistja e Komunës së Prizrenit nga radhët e PDK-së, Sherife Balaj, ka publikuar një listë në të cilën konfirmohet dërgesë parash të kryetarit të kësaj komune, Mytaher Haskuka, ndaj biznesit të babait të tij, Daver Haskukës.

Lajme

03/12/2020 18:44

Shuma e parave nuk tregohet në listën në fjalë, mirëpo tregon për konfirmim bankar nga komuna në konton e biznesit të babait të të parit të Prizrenit.

Asamblistja në fjalë, listën e ka publikuar në ‘Facebook’-un e saj, teksa i ka thurur vargje komunës ku vepron.

“Bylbyl, ky shekull or e çast ndrrohet:
Bijnë poshtë të gjallet, e të vdekurit çohen;
Edhe natyra po don m’u ndrrue:
Prizren mbahu sepse kjo ka me shku!”, ka shkruar ajo, teksa ia ka bashkëngjitur fotografinë e listës.

Haskukës më parë iu është ngritur kallëzim penal për keqpërdorim të pozitës zyrtare. /Lajmi.net/