Myles vazhdon kontratën me Prishtinën

Skuadra e Prishtinës në basketboll, ka vazhduar bashkëpunimin me fundorin Divine Myles.

Sport

31/08/2019 18:59

Myles duet se ka lënë përshtypje të mira tek drejtuesit e skuadrës gjatë edicionit të kaluar, duke bërë që ‘bardh e kaltrit’ t’i ofrojnë kontratën e re.

Lojtari ka vendosur që të nënshkruajë kontratën e re dhe kështu do të jap kontributin e tij edhe një edicion.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell njoftimin e plotë të KB Prishtina lidhur me rinovimin e Myles.

Divine Myles përsëri bardhë e kaltër

Divine Myles ka vazhduar kontratën me klubin tonë.

Myles ishte fantastik në sezonin e kaluar duke u bërë pjesë e suksesit të klubit tonë në arenën Evropiane!

“Myles karakterizohet me lojë të gjithanshme në të gjitha repartet. Sa i përket lojës ofanzive, Myles shquhet me depërtime të suksesshme, pasime, kërcime, si dhe precizitet të lartë pothuajse nga të gjitha pjesët e fushës”.

“Në anën tjetër, atleticizmi si dhe persistenca e tij që gjithnjë të jetë përballë lojtarit kundërshtar e bëjnë Myles-in lojtar shumë të mirë në mbrojtje”.

Curry on ëith Champions Myles

Mbi Prishtinë është vetëm qielli /Lajmi.net/