Muzeu CR7

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo hapi muzeun e tij personal, dhe tha se ka lënë një hapësirë për Topin e Artë dhe titujt e tjerë që synon t’i fitojë në vazhdim. Duke qëndruar para trofeut të futbollistit më të mirë në botë nga viti 2008 dhe 125 çmimeve të tjera individuale dhe…

Sport

15/12/2013 21:20

Ylli i Real Madridit dhe Portugalisë, Cristiano Ronaldo hapi muzeun e tij personal, dhe tha se ka lënë një hapësirë për Topin e Artë dhe titujt e tjerë që synon t’i fitojë në vazhdim.

Duke qëndruar para trofeut të futbollistit më të mirë në botë nga viti 2008 dhe 125 çmimeve të tjera individuale dhe ekipore, duke filluar nga ditët e para të fëmijërisë në Madeira, 28-vjeçari deklaroi se ‘Muzeu CR7’ është dhuratë për tifozët e tij.

“Sigurisht se është një ditë e veçantë, është hapja e muzeut tim dhe ndihem krenar”, deklaroi Ronaldo i cili ka realizuar 33 gola këtë sezon.

“Kam hapësirë ende për tituj të tjerë, nuk dua të përmendi emra se cilët. Krejt çka dua është që të fitoj çmime të tjera, dhe nëse vjen Topi i Artë, kam vend edhe për të”, u shpreh ai.

Ronaldo, së bashku me sulmuesin e Barcelonës, Lionel Messi dhe mesfushorin e Bayern Munichut, Franck Ribery janë finalistët për Topin e Artë 2013.

Fituesi do të shpallet më 13 janar në Zurich.